Përfituesit
Bashkia e Dodonës
Bashkia e Dodonës gjendet në Unionin Periferik të Janinës dhe në Prefekturën e Epirit. Bashkia e sotme u krijua gjatë ybatimit të reformës së vetëqeverisjes vendore të vitit 2011 me bashkimin e katër ish bashkive që u bënë Njësi Bashkiake.Bashkia e Dodonës ka një sipërfaqe prej 658.880 dynim dhe ka një popullsi prej 10.130 banorësh. Dodona është një qendër kulturore e Epirit me resulse të shumta turistike,midis të cilave Teatri i Dodonës, një nga më të mëdhatë në Greqi.
Bashkia ka 74 nëpunës që mbulojnë të gjitha nevojat administrative dhe teknike.Personeli ka eksperiencë të konsiderueshme në administrimin e Programeve Kombëtare dhe Europiane të financuara pasi ka realizuar projekte në kuadër të URBACT, Interreg Greqi-Shqipëri 2000-2006 & 2007-2013, LEADER, LEADER +, EQUAL, OPAAH, INTERREG Greqi-Itali 2000-2006 Shoqëria e Informatikës dhe të tjera.
Të gjitha sektorët e bashkisë janë të kompletuara me personel të specializuar në drejtim të shkencave ekonomike, gjeoteknike dhe teknike si dhe me nëpunës administrativë.
Adresa: Agia Kyriaki Theriakisiou 45500, Janinë
Shteti:Greqi
Website: www.dodoni.gr
E-mail: info@1239.syzefxis.gov.gr
Bashkia Finiq
Bashkia e Finiqit gjendet në qarkun e Vlorës. Ka 58 fshatra, të cilat banohen kryesisht nga anëtarë të pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Sipërfaqja totale e bashkisë është 44.100 dynimë, e pasur në monumente arkeologjike dhe natyrale, të cilat në të ardhmen mund të gjenerojnë zhvillim ekonomik nëpërmjet turizmit. Personeli i tij, në total rreth 200, mbulon problemet e drejtimit dhe të shërbimit të specializuar në të gjitha sektorët. Gjithashtu disponon një eksperiencë të mirë në realizimin e projekteve të Bashkimit Europian, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të njohjes së teknologjisë së informatikës. Bashkia ka fituar eksperiencë të kënaqshme në realizimin e projekteve të Interreg si të MileSTONES I & II, RHYTHM dhe NCNET.
Adresa : Vlorë, Finiq 9716
Shteti: Shqipëria
Website: www.bfiniq.gov.al
E-mail: info@1239.syzefxis.gov.gr
Bashkia Prevezë
Bashkia e Prevezës gjendet në Njësinë Rajonale të Prevezës dhe në Prefekturën e Epirit. Bashkia e sotme u krijua gjatë reformimit të vetëqeverisjes vendore në vitin 2011 me bashkimin e tre ish bashkive të cilat u kthyen në Njësi Administrative. Bashkia e Prevezës ka një sipërfaqe prej 66, 8 km2, ndërsa popullsia llogaritet në 31.733 qytetarë sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011. Në bashki punojnë më shumë se 90 nëpunës që mbulojnë të gjitha nevojat drejtuese dhe teknike. Personeli ka një eksperiencë të rëndësishme në temat e programeve kombëtare dhe europiane pasi kanë marrë pjesë në shumë projekte të tilla të ngjashme. Ka eksperiencë në realizimin e veprave rajonale që financohen nga Fondet Europiane Strukturuese dhe Investuese Bashkia ka shtjelluarr një Plan Veprimi për Energjinë e Qëndrueshme të Prevezës të bashkëfinancuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal (FEZHR)
Adresa: El. Venizelou & Mpahoumi 2, 48100, Preveza
Vendi : Greqi
Website: www.dimosprevezas.gr
E-mail: contact@1485.syzefxis.gov.gr
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë (RDCH-VLORA) është një organizëm publik që varret nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i institucionit është të ruajë dhe të promovojë vlerat e prekshme dhe jo materiale të trashëgimisë kulturore në zonën e juridiksionit të saj.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë administron dhe është përgjegjëse për tre parqe arkeologjike, për 6 qendra historike, për 45 zona të mbrojtura arkeologjike dhe përreth 230 monumente kulture si kala, urra, kisha, xhami ,shtëpi, etj. Instutucioni është përgjegjës dhe ka për detyrë të ndjeki të gjitha ndërhyrjet e restaurimit, ruajtjes ose të rijetësimit civil. Ka departament restaurimi që planifikon mbi 20 vepra restaurimi në vit.
Drejtoria aktivizohet gjithashtu edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo materiale si dhe gjatë vitit organizon më shumë se 80 aktivitete të ndryshme , si koncerte, festivale, ekspozita të artizanatit, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera kulturore.
Adresa: Suljeman Delvina 56, Vlora
Shteti: Shqipëria
Website: www.drkkvlore.gov.al
E-mail: drkkvlore@yahoo.com