Objekti i projektit

milestone 3

Objektivi i përgjithshëm i projektit MileSTONES III është përmirësimi i aftësisë së menaxhimit dhe rijetësimit të trashëgimisë kulturore si dhe mbështetja e zhvillimit turistik.

Objektivat

Në këtë kuadër projekti MileSTONES III është projektuar si një marrëveshje e plotë me Objektivin e Veçantë 2.1. të Programit “Ruajtja e resulseve kulturore dhe natyrore si parakushte për zhvillimin turistik në zonën ndërkufitare.

Më tej projekti synon:

1. Krijimin e mjeteve shtesë të promovimit të trashëgimisë lokale dhe rajonale kulturore 

2. Ruajtjen e madhësisë së tij me famën dhe me kalimin e kohës me realizimin e aktiviteteve promovuese. 

3. Krijimin e ngjarjeve kulturore me performanca të larta dhe diapazon të madh.

4. Zhvillimin e aftësisë për një shfrytëzim të qendrueshëm të resulseve kulturore.

5. Edukimin e profesionistëve të turizmit në marketingun e trashëgimisë kulturore.

6. Përforcimin e komuniteteve lokale dhe përfshirjen e tyre në projekt si faktorë themelorë.

7. Ruajtjen e trashëgimisë kulturore ndërkufitare.

8. Përmirësimi i mundësisë së vizitueshmërisë së monumenteve kultorore ndërkufitare.

milestone 3

Rezultatet e pritura nga projekti MileSTONES III janë:

Rezultate të pritura

Krijimi I mjedisit ekspozues folklorik në Bashkinë e Dodonës.

Rikonstruksion dhe ripërdorim i një ndërtese në fshatin Livadhja për shtrehimin e një ekspozite folklorike nga Bashkia Finiq.

Punime restaurimi në kala, në tempull dhe në xhaminë e Kaninës në Vlorë.

Organizim I festivaleve ndërkufitare kulturore nga bashkitë e Dodonës dhe Finiqit si mjete për themelimin e aktiviteteve lokale të një shkalle të madhe për bashkëpunimin dypalësh dhe rijetësimin e trashëgimisë kulturore.

Aktivitete të zhvillimit të aftësive me formën e trajnimeve apo të paraqitjes së studimeve.

Aktivitete të promovimit turistik në zonat e partnerëve *Dodonë, Finiq, Prevezë) të cilat përfshijnë krijimin e ditarit kulturor, udhëtime të familjarizimit të gazetarëve dhe prodhim të materialit audioviziv.