MileSTONES I & II
MileSTONES I
I me titullin “Veprimtari të përbashkëta për promovimin e karakteristikave të përbashkëta kulturore duke me përqëndrim tek teatret antike të Finiqit dhe të Dodonës” u realizua në kuadrin e programit IPA CBC «Greqi-Shqipëri 2007-2013», nxiti një serë ngarjesh të tjera për kulturën ndërkufitare. Projekti synonte promovimin e elementëve thelbësorë të interesit kulturor të zonës ndërkufitare Greqi-Shqipëri, me epiqendër dy pika referimi të trashëgimisë kulturore: teatri antik i Dodonës dhe teatri antik i Finiqit. Një pjesë e rendësishme e projektit synonte në mbrojtjen e të dy teatrove nëpërmjet realizimit të ndërhyrjeve të veçanta në hapësirat e të dy monumenteve.
Duhet theksuar se Bashkia e Dodonës u dekorua për veprën fillestare MileSTONES në aktivitetin vjetor BRAVO 2018, forumi më i madh i dialogut shoqëror për zhvillim të qëndrueshëm në Greqi , ku u përfshinë më shumë se 246 veprimtari.
MileSTONES II
MileSTONES II me titull «Mbështetja e zhvillimit turistik nëpërmjet mbrojtjes dhe shfrytëzimit të resulseve ndërkufitare kulturore dhe natyrore” i cili është në fazë zbatimi. Mori vendin e parë midis kërkesave të ftesës së dytë të Interreg IPA CBC «Greqi-Shqipëri 2014-2020». Objektivi i përgjithshëm i projektit është, mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore të zonës ndërkufitare, duke i dhënë prioritet Finiqit dhe Dodonës, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe duke forcuar zhvillimin ekonomik. Vepra synon mbrojtjen e trashëgimisë lokale kulturore , në shfrytëzimin e teknologjive novative për promovimin e kulturën, në nxitjen e sipërmarrësve të turizmit për investime në zonën përreth, në promovimin e resulseve kulturore dhe natyrore si një destinacion e plotë turistik dhe në shtimin e vizitorëve dhe shtimin e ditëve të qëndrimit në zonë