Historiku i projektit
MileSTONES III përbën të tretin në radhë projekt të partnerëve në përpjekjet e përbashkëta të tyre për për ruajtjen dhe shrytëzimin e trashëgimisë kulturore si hap për zhvillimin e turizmit që u zgjerua në kuadër të zonës
MileSTONES III përbën të tretin në radhë projekt të partnerëve në përpjekjet e përbashkëta të tyre për për ruajtjen dhe shrytëzimin e trashëgimisë kulturore si hap për zhvillimin e turizmit që u zgjerua në kuadër të zonës
Projekti i parë , i cili u realizua në kuadër të programit IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2007-2013” nxiti një serë ngarjesh premtuese për kulturën ndërkufitare. MileSTONES II me titullin «Inkurajimi i zhvillimit turistik nëpërmjet ruajtjes dhe promovimit të resulseve ndërkufitare kulturore dhe natyrore” u miratua në kuadër të ftesës së dytë të Interreg IPA CBC «Greqi Shqipëri 2014-2020» dhe vazhdon të realizohet.
Zona ndërkufitare përballon vështirësi lidhjeje të burimeve kulturore me zhvillimin turistik në dobi të zhvillimit ekonomik të qendrueshëm në nivel lokal dhe rajonal. Shumica e vizitorëve shikon monumentet kulturore dhe natyrore ndërkufitare si si “monumente njëditore” duke i konsideruar në mënyrë të gabuar si një ndalesë dhe jo si një destinacion i plotë. Ndërkohë , burimet kulturore ndërkufitare në kombinim mund të krijojnë vërtet një destinacion të plotë turistik, një monopat në histori dhe në kulturë.
MileSTONES III vjen si një nevojë, një lidhje midis aktiviteve të ruajtjes së traditës kulturore që realizohen në këto projekte dhe të promovimit të tyre nëpërmjet zhvillimit të qendrueshëm duke përdorur burimet tradicionale, duke u zgjeruar në industri artizanale, në infrastrukturë dhe rrjete dhe duke zbatuar mekanizma dhe teknika të zhvillimit të aftësive më tej se praktikat ekzistuese.
Duke pasur dijeni për kufijtë ekonomikë të projekteve të kaluara dhe lidhjen e fortë partnere që u krijua për realizimin e veprtave të trashëgimisë kulturore, MileSTONES III jep përparësi në zgjerimin e burimeve kutlurore dhe të krijimit të një aleance të fortë midis të të interesuarve lokalë. Qëllimi është që zgjerohet ndjeshëm niveli dhe fusha e mbulimit dhe të përfshihen shumë zona të Epirit dhe të Vlorës me një strategji turistike për rijetësimin e trashëgimisë kulturore dhe të të administrimit të përdorimit krijues.
MileSTONES III i përgjigjet plotësisht mundësive të zonës së Programit që është trashëgimia e rendësishme kulturore dhe karakteristikat kulturore të përbashkëta dhe jep zgjidhje tek dobësitë e zonës që është mungesa e aktivitetit alternativ turistik, duke zhvilluar forma novative të punësimit turistik dhe sipërmarrja në sektorin kulturor dhe krijues dhe të pjesëmarrjes shumë aktive të qytetarëve të zonës ndërkufitare
Partnerët janë plotësisht të ndërgjegjshëm për nevojën e zgjerimit të shfrytëzimit kulturor ndërkufitar në aktivitete të një game të gjerë që do të tregojnë rezultatin e turizmit kulturor, do të frymëzojnë të interesuarit lokalë dhe do të përbëjnë shkëndijën për zhvillim turistik ndërkufitar
Qasja kryesore është shfrytëzimi i rezultateve të projekteve të mëparshme kulturore dhe turistike dhe të iniciativave për zgjerimin e fushës së zbatimit dhe forcimin e efikasitetit të aktiviteteve të programuara, duke shumëzuar vlerën investuese. Kështu, projekti do të krijojë efekte në të gjithë zonën në dobi të popullsisë lokale dhe ndërkufitare duke dhënë një shembull të veçantë dhe duke çkyçur mundësinë e zonave të tjera të përforcojnë kai të promovojnë resulset e tyre kulturore.